Përtej politikës, kryeministri Kurti emëron djalin e Ukshin Hotit kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Aktuale

Përtej politikës, kryeministri Kurti emëron djalin e Ukshin Hotit kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 14:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Andin Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

 “Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat