Këto janë shifrat brenda 24-orëve me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Këto janë shifrat brenda 24-orëve me COVID-19 në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:01
QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të IKSHPK-së, për Covid-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve nuk kemi asnjë rast të vdekjes si pasoj e Covidit, mirëpo kemi 10 raste të reja.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë kësaj kohë janë shëruar 16 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 152.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat