Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo në Ferizaj, kanë vendosur të ndahen në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Kështu kanë thënë burime të sigurta të gazetës “Bota sot”, brenda Listës Guxo në Ferizaj.
“Kemi marrë vendim që mos të jemi bashkë në zgjedhjet lokale, mirëpo akoma nuk kemi kandidat tonin”, ka thënë burimi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit që ka mbajtur kjo Listë në Ferizaj.
Ditëve në vijim priten të reja të tjera.