Kryeministri ​Kurti takohet me ambasadorin Szunyog

Aktuale

Kryeministri ​Kurti takohet me ambasadorin Szunyog

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:28
Foto nga takimi

Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të Qeverisë ishin tema kyçe e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Tomas Szunyog.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për progresin e shënuar në këta tre muaj, që ka hedhur bazat për reforma afatgjata dhe shtet të drejtë e zhvillimor.

Formalizmi gradual i ekonomisë dhe intervenimet përmes pakos financiare për ringjallje ekonomike u veçuan si faktorë kryesorë të rritjes së të hyrave buxhetore për 30%, rritjes së aktivitetit ekonomik për 15% dhe eksportit për 66%.

U vlerësua përmirësimi i dukshëm i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Kurti falënderoi ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian.

U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termocentraleve, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat