Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje presidentes Vjosa Osmani pas ofendimeve skandaloze që e para e vendit mori nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin.
Këto deklarata, Çitaku i ka komentuar përmes një postimi në Tëitter.
Të njëjtat, ajo i ka quajtur “neveritëse”.
“Kjo është krejt e neveritshme”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndaj këtyre deklaratave të Vulinit më herët reaguan edhe nga presidenca.
Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, iu referua Vulinit si “këlysh” i gruas së Millosheviqit.