Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk ka plasaritjes mes VV-së dhe Listës Guxo të Vjosa Osmanit.
Sot në emisionin Frontal, Balton Dërguti, përfaqësues i Listës Guxo në Ferizajka thënë se nuk do të garojnë me VV-në në një listë të përbashkët për këtë komunë.
Bajqinovci në emisionin “dPt te Fidani” thotë se sipas informatave të tij, nuk ka asnjë plasaritje mes VV-së dhe Listës Guxo.
“Informatat të cilat i posedojë nga njerëzit kryesor të partisë, nuk ka asnjë plasaritje, nuk ka asnjë problem rreth vendimmarrjes që mund të dalin në media e të thuhet se mund të ketë plasaritje. Nuk ka asnjë plasaritje, sa i përket lëkundjes së koalicionit”, tha Bajqinovci.
Ai thotë se koalicioni mes VV-së dhe Listës Guxo është shumë stabil.
“Besoj që po, të paktën edhe deklaratat e liderëve kanë qenë që do të shkojmë bashkë. Jam i bindur që do të shkojmë me kandidatë të përbashkët. Shumë stabil është koalicioni. Të paktën e kisha marrë vesh, edhe nuk kish pas problem me thonë që kanë telashe, por s’ka”, shtoi Bajqinovci.