Nga sot këshilltar special i Mehajt, Gjenerali Clark: Jam i impresionuar me demokracinë dhe lirinë në Kosovë

Aktuale

Nga sot këshilltar special i Mehajt, Gjenerali Clark: Jam i impresionuar me demokracinë dhe lirinë në Kosovë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:02
Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj

(E plotësuar 12:57) - Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është pritur me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj.

Pas takimit që zhvilluan, ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, Gjenerali Wesley Clark u shpreh i lumtur që ndodhet për vizitë në Kosovë. Ai tha se është i impresionuar për progresin e Kosovës drejt demokracisë dhe lirisë.

Clark ka uruar qytetarët e Kosovës për qeverinë e re.

Clark: Jam impresionuar për progresin e Kosovës

“Jam i nderuar që jam këtu, jam i lumtur që kthehem në Kosovë. Ky është rasti i parë që kam pasur për të vizituar ministrinë. Jam impresionuar shumë gjatë viteve, pasi kam parë progresin e Kosovës. Është një marshim shumë mbresëlënës, drejt demokracisë dhe lirisë, dhe shpresoj që të rritet prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës japin një shembull të fortë për pjesën tjetër të botës se çfarë mund të thotë dhe të bëjë për një komb, vendosmëria për të jetuar, punuar, dhe për të shërbyer në një demokraci, kështu që unë jam shumë krenar që jam përsëri këtu. Ndihem shumë i nderuar që jam i mirëpritur dhe po pres me padurim të takohem me qeverinë, duke e përgëzuar këtë qeveri të re dhe ministrin për përgjegjësitë e tyre të reja, dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit”, u shpreh Clark.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se gjenerali historik Wesley Clark ka rolin kyç në çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Në shenj mirënjohje Mehaj tha se Qendrën e Studimeve Universitare të FKS-së e ka emërtuar “Wesley Clark”.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjeneralin Clark e ka njoftuar për të arriturat e Kosovës dhe FSK-së.

Mehaj: Gjeneral Clark ka rolin kyç në çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë,

“Gjeneral Clark ka rolin kyç në çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë, lirinë e kombit. E informova gjeneral Clark, për të arriturat e Kosovës dhe ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. I tregova gjeneralit Clark se FSK ka bërë arritje të mëdha dhe po zhvillohet në një forcë moderne dhe ndërvepruese me forcat e tjera të NATO-së. FSK ka synimin primar integrimin në NATO dhe dërgimin jashtë vendit në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në botë si dhe njoftova me gjeneralin Clark me punën e ministrisë së Mbrojtjes në drejtimin e NATO-së, ne kemi djemtë në Kuvajt kjo është arritje e madhe bashkë me SHBA jo vetëm të jetë si përpara siç ka qenë Kosova me import sigurie por po eksportojmë siguri edhe në të ardhmen[…] Sot për nder të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së, Qendrën e Studimeve Universitare me emrin Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark, kjo më e pakta që mund të bëjmë për një hero siç është gjeneral Wesley Clark. Gjenerali Clark është personalitet i lartë dhe i çmuar në historinë e Kosovës dhe ashtu do mbetet”, tha ai.

Krahas takimit me ministrinë e Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë kësaj vizite të tij në Kosovë ish komandanti i NATO-së pritet të takohet edhe me kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

***

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas takimeve që zhvilloi me Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark tha se ai është ka rol kyç për Kosovën dhe lirinë e saj.

Në takimin e përbashkët Mehaj e njoftoi Clark për të arriturat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në shenj mirënjohës, Mehaj tha se qendrën për studime universitare të FSK-së do ta emwroj “Wesley Clark”.

Image

“Kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të ShBA-së. Clark ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirimin Kosovës në lirinë tonë. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe të arriturat e FSK-së e cila po zhvillohet në një forcë moderne dhe ndërvepruese. FSK ka synim integrimin në NATO dhe dërgimin jashtë vendit për siguri dhe mbrojtje. Ne kemi djemtë tanë në Kuvajt, kjo është një arritje e jonë e përbashkët me SHBA dhe kjo është arritje e madhe për shtetin e Kosovës. Kisha nderin të ndaj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve për FSK dhe ngritjen e buxhetit për ushtrinë. Për nder të gjeneralit do të emëroj shkollën tonë të oficerëve qendrën e studimeve universitare “Wesley Clark”. Gjeneral Clark është personalitet i lartë për Kosovën”, tha ai.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark e falënderoi ministrinë për mikpritjen dhe u shpreh i nderuar që ndodhet në Kosovë.

Image

Clark është pritur me ceremoni të lartë shtetërore.

***

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark në konferencën e përbashkët me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj tha se është i impresionuar me demokracinë e lirinë e Kosovës.

Ai u shpreh falënderues për ftesën dhe shtoi se është i nderuar që gjendet në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”.

Image

Kurse ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se gjenerali Clarck ka rol vendimtar në çlirimin dhe lirimin e Kosovës.

Mehaj theksoi se ka njoftuar Clarck për rolin dhe të arriturat e FSK-së.

Ai ka treguar se shkollën e FSK-së ndo ta emërojë Qendra Universitare Wesley Clarck.

“Sot kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të SHBA-së, gjeneral Clarck ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirim e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha dhe po shndërrohet në forcë moderne”.

“FSK-ja ka prioritet integrimin në NATO. Për ndër të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së me emrin Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clarck”.

***

Konferenca e ish-komandantit të trupave të NATO-s, Welsey Clark dhe ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.

Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij. Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën, kryetarin e FSK-së.

Image

Gjenerali amerikan e ka udhëhequr fushtatën 78-ditëshe të NATO-s kur kanë bombarduar caqet e ushtrisë serbe.

***

Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është përgatitur për pritjen madhështore të prijësit të aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, Wesley Clark.

Miku i madh i shqiptarëve, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

I njëjti gjatë ditës do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës.

Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka arritur në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

***

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat