Mergim Lushtaku si deputet i Kuvendit të Kosovës, e ka obligim deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai nuk ka ka deklaruar se pasuri të paluajtshme, ndërsa ka deklaruar veturën Mercedes B180 në vlerën 18 mijë euro.
Lushtaku ka deklaruar se është pronar në një firmë me aksione 100% që kap vlerën 2.600 euro, ndërsa bashkëpronar në tri të tjera që kapin vlerën rreth 6 mijë euro.
Si para të kursyera ka deklaruar në emër të bashkëshortes 55 mijë euro, ndërsa në emër të tij 45 mijë euro.
Paga e tij vjetore është në vlerën mbi 22 mijë euro, ndërsa e bashkëshortes së tij 23 mijë euro./Bota sot