Gjenerali Wesley Clark që e shpëtoi një popull

Aktuale

Gjenerali Wesley Clark që e shpëtoi një popull

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:57
Wesley Clark

Urdhrat e tij i dhanë fund terrorit të forcave serbe në Kosovë.

Andaj qytetarët e Kosovës po e falënderojnë komandantin e NATO-s në Evropë.

Përqafime si këto më 1999 në Prishtinë, gjenerali amerikan Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën bombarduese 78 ditore të aleancës, mund t`i shijojë përsëri.

Të mërkurën ai do të qëndrojë për vizitë në vend me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali për ngjarjen e 12 qershorit të dy dekadave më herët kur u mor vendimi për intervenimin në luftën e Kosovës ka folur disa herë.

“NATO nuk priste që Millosheviqi të luftonte kundër NATO-s. Donim të vendosim një mision paqeruajtës sikur në Bosnjë që do të ndalonte gjakderdhjen, por Millosheviqi dëgjoi rusët, mendoj se ai kujtonte se Kosova ishte pjesë e Serbisë qe nuk mund ta humbte, por populli i Kosovës nuk donte të jetonte nën dominimin serb”.

Clark për herë të fundit vizitoi Kosovën më 12 qershor të vitit 2019 teksa shënohej 20 vjetori i çlirimit.

Atë ditë ai u nderua me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Këtij të fundit ia bëri të qartë dëshirën e tij që ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s dhe BE-së.

“Njëzet vjet para e kujtoj me shumë dhunë e tragjedi dhe tani kemi një demokraci. Njerëzit e Kosovës kanë guximin të marrin vendimin e duhur për të shkuar drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend. Shikoj të ardhmen kur Kosova të jetë pjesë e BE dhe NATO-s. Dua ta shoh Kosovën pjesë të NATO-s. Kosova ka treguar guximin dhe vendosmërinë”, është shprehur Clark.

Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Ai do të takojë të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat