Enver Hoxhaj për babain e Kadri Veselit: Herën e fundit ma shtrëngoi dorën

Aktuale

Enver Hoxhaj për babain e Kadri Veselit: Herën e fundit ma shtrëngoi dorën

Nga: N. H Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:58
Fazli Veseli dhe Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxha, ka shprehur ngushëllime për familjen Veseli, pas ndarjes nga jeta të Fazli Veselit, babai i ish-kryetari ttë PDK-së, Kadri Veseli.

Ai tregon herën e fundit kur e kishte takuar, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, i kishte  shtrënguar dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, dhe ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.

Ja shkrimi i tij:

I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.

Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershme të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat