​Krasniqi për vdekjen e babait të Veselit: Baca Fazli ishte një burrë që secilën ditë ia kushtoi Kosovës

Aktuale

​Krasniqi për vdekjen e babait të Veselit: Baca Fazli ishte një burrë që secilën ditë ia kushtoi Kosovës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:29
Fazli Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shkruar për vdekjen e babait të ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

“Lamtumirë, Baca Fazli! Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare. Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella. Pusho i qetë, Baca Fazli”, ka shkruar Krasniqi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat