​Haxhiu: Dështimi i Qeverisë për vaksinim anti-COVID19 rrezikon humbjen e jetës së qytetarëve

Aktuale

​Haxhiu: Dështimi i Qeverisë për vaksinim anti-COVID19 rrezikon humbjen e jetës së qytetarëve

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:15
Deputeti i kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu

Deputeti i kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka thënë sot se Qeveria Kurti 2 ka dështuar në vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 dhe për sigurimin e insulinave.

Deputeti Haxhiu në seancën e sotme tha po ashtu kjo qeveri ka shkelur Ligjin për pandeminë, pasi sipas tij i ka ndal shtesat në pagë stafit shëndetësor, policisë dhe inspektoratit.

Ai po ashtu tha se dështimi për vaksinim rrezikon jetën e qytetarëve.

Haxhiu: Dështimi për vaksinim rrezikon jetën e qytetarëve

“Ndonëse punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, policia dhe inspektorati kryen me ndershmëri dhe përgjegjësi punën e tyre, qeveria nuk po tregohet e përgjegjshme dhe e kujdesshme me ta. Ua ka ndal shtesat në pagë të cilat ua garanton Ligji për luftimin e pandemisë Covid-19. Për 16 muaj pandemi, qeveria ua ka paguar shtesat vetëm për dhjetë muaj, ndërsa ua ka borxh edhe 6 muaj pagesat shtesë për punëtorët shëndetësor, për stafin mbështetës, për policinë dhe inspektoratin… Dështim tjetër I kësaj qeverie është mungesa e insulinës. Tani e disa muaj po përballen qytetarët me mungesë të insulinës dhe tek sot komuna e Prishtinës e vetme ka siguruar insulinën. Tani më nuk ka as dilemë edhe laiku më I vogël I shëndetësisë e ka kuptuar se kjo qeveri ka dështuar në procesin e vaksinimit, Kosova është vendi I fundit në rajon dhe në Evropë në procesin e vaksinimit. Blerja e vonuar e vaksinave dhe dështimi I planit të vaksinimit nga kjo qeveri është rrezikim I shëndetit dhe humbje e jetëve për qytetarët”, theksoi Haxhiu.

Ai po ashtu ka kërkuar sqarime nga ministri i Shëndetësisë se përse e kishte pranuar donacionin nga Norvegjia, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.

Seanca është duke vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat