Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai e pyeti nëse ka hequr dorë nga Çakorri dhe Zhlepi.
Ai tha se qeveria do të angazhohet maksimalisht që ato që vendi i ka humbur në vitin 2018, t’i kthejë tani.
“Ne si qeveri do të angazhohemi maksimalisht se ajo që ka qenë e Kosovës do të jetë e Kosovës”.