Lista Serbe ka lëshuar sallën kur është bërë debat për gjenocidin e Serbreniscës.
Për këtë ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila ka thënë se largimi i tyre nga salla për krimin që është i njohur ndërkombëtarisht, është pak të thuhet se ndjejmë keqardhje.
Postimi në Facebook:
Kur deputetët e Listës Serbe, largohen nga senca plenare, në momentin kur diskutohet për propozim Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, krim i njohur ndërkombëtarisht, pak është të thuhet se ndjejmë keqardhje.
Mosgatishmëria e ballafaqimit me të vërtetën, mohimi i krimeve të kryera dhe të dëshmuara, mosdistancim nga krimet e aparatit të atëhershëm shtetëror serb, është tregues negativ për gatishmërinë e tyre për të kontribuar për një të ardhme më të mirë.