Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, deri dje ‘e shkërryjshin’ Policia e Kosovës nëpër rrugë veç pse protestonte kundër hajnave në pushtet, kurse sot, dikush me vjedh në emër të krejt përpjekjes së tij.
Pozhari paralajmëron se ai “hajni i vocërr” asamblist nuk duhet të ketë vend në VV, dhe sipas analistit, përjashtimi i tij do të ishte mesazh për gjithë të tjerët.
Ja shkrimi i tij:
Albinin deri dje e shkërryjshin policia nëpër rrugë veç pse protestonte kundër hajnave në pushtet. E, sot dikush me vjedh në emër të krejt përpjekjes së tij, as ëndërr mos ta sheh.
Ai 'hajni i vocërr' asamblist nuk duhet të ketë vend në VV. Përjashtimi i tij do të ishte mesazh për gjithë të tjerët. Në të kundërt, nuk do jetë e largët dita kur edhe të tjerët do motivoheshin.
Një mollë e kalbur i prish edhe të shëndoshat nëse e lë në një shportë.