Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka shkruar fjalë prekëse për gjyshin e tij, që vdiq sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestori ka shkruar se edhe në prag të vdekjes ai e ktheu djalin e vetë në Kosovë.
“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndërim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori.
Ndryshe, Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që disa muaj.
Veseli e kishte takuar babanë e tij për herë të fundit në maj të këtij viti. Ai ishte lejuar që të vinte për vizitë në Kosovë, meqenëse babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.