Aktakuza ndaj ish-ministres/ Jeta Xharra tregon çka i kishte thënë Dhurata Hoxha një vit më parë

Aktuale

Aktakuza ndaj ish-ministres/ Jeta Xharra tregon çka i kishte thënë Dhurata Hoxha një vit më parë

Nga: A.Zh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:37
Jeta Xharra

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, dhe katër të pandehurve të tjerë: Fitim Mustafa, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani.

Hoxha dhe të tjerët akuzohen se i kanë paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë - Serbi.

Për lajmin ka reaguar gazetarja Jeta Xharra, përcjell Bota sot. Ajo ka treguar se ish-ministrja Hoxha e kishte paditur një vit më parë, duke e quajtur hulumtimin e saj “të rrejshëm”.

“Qekjo m'pat padit për shpifje para një viti, nëse ju kujtohet, kur e patëm qit hulumtimin për këtë ministri thojke që kam rrejt! E kush na qenka rrenci tash?”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi ishte përkrahur nga ish-presidenti Hashim Thaçi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat