Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:02
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e Koronavirusit.

Janë regjistruar 9 raste të reja pozitive, ndërsa, 8 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat