Pjesëmarrja e Kadri Veselit në varrimin e babait, flasin nga Specialja

Aktuale

Pjesëmarrja e Kadri Veselit në varrimin e babait, flasin nga Specialja

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:02
Kadri Veseli

Dhoma e Specializuar, ka folur rreth procedurës së lirimit të përkohshëm të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për ardhjen në Kosovë, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij Fazliut.

Ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje, zyrtarja për informim e këtij institucioni Anxhela Griep, thotë se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës, lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse.

Tutje thuhet se paneli është ai që vendos për kërkesa të tilla.

”Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat