Gjykata Speciale tregon a do ta lirojë Kadri Veselin pas vdekjes së babait

Aktuale

Gjykata Speciale tregon a do ta lirojë Kadri Veselin pas vdekjes së babait

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:20
Kadri Veseli

Fazli Veseli varroset sot në Mitrovicë. Djali i tij, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me shumë gjasë nuk do të jetë prezent në varrim.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, ka thënë paneli i gjykatës do të vendosë për këtë.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep..

Familjarët e Veselit kanë thënë se ai u ka dhënë leje që t’i kryejnë edhe pa të procedurat mortore.

Fazli Veseli prej muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Takimin e fundit me babanë, Kadri Veseli e pati në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi përkohësisht për ta bërë këtë vizitë.

Me të mbërritur në Kosovë, Veseli kishte shkuar në spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Pas qëndrimit në Kosovë, ai ishte kthyer sërish në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet nën akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat