Kryetari i LDK-së Abdixhiku ngushëllon familjen Veseli

Aktuale

Kryetari i LDK-së Abdixhiku ngushëllon familjen Veseli

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:24
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

“E nderuar familje Veseli, Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.

Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.

Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin”, ka thënë Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat