Ferri i Serbisë zbarkoi në Kosovë! Nga sot me Ushtrinë e Kosovës do të tmerrojnë të gjithë kundërshtarët!

Aktuale

Ferri i Serbisë zbarkoi në Kosovë! Nga sot me Ushtrinë e Kosovës do të tmerrojnë të gjithë kundërshtarët!

Nga: N.Sh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:02
Wesley Clark

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, tashmë është edhe këshilltar Special i Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, Gjenerali Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake, i cili është shprehur mjaft i lumtur që ndodhët në Kosovë.

“Jam i nderuar që jam këtu, jam i lumtur që kthehem në Kosovë. Ky është rasti i parë që kam pasur për të vizituar ministrinë. Jam impresionuar shumë gjatë viteve, pasi kam parë progresin e Kosovës. Është një marshim shumë mbresëlënës, drejt demokracisë dhe lirisë, dhe shpresoj që të rritet prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës japin një shembull të fortë për pjesën tjetër të botës se çfarë mund të thotë dhe të bëjë për një komb, vendosmëria për të jetuar, punuar, dhe për të shërbyer në një demokraci, kështu që unë jam shumë krenar që jam përsëri këtu. Ndihem shumë i nderuar që jam i mirëpritur dhe po pres me padurim të takohem me qeverinë, duke e përgëzuar këtë qeveri të re dhe ministrin për përgjegjësitë e tyre të reja, dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit”, u shpreh Clark.

Ardhjen në Kosovë, të Clarkut e ka komentuar profesor dr. Binak Maxharraj.

Ai parmes një postimi në Facebook, thotë se ish-gjenerali amerikan është ferri i Serbisë.

Postimi i plotë:

SOT NË KOSOVË WESLEY CLARK TMERRI DHE FERRI I SERBISË.

Me ardhjen  e qeverisë Kurti II në pushtet po ndodhinë gjera të mira për Kosovën.

Një këso e mirë ndër më të mirat ndodhi sot ardhja e gjeneralit Wesley Clark në Kosovë. Clark po vjen në Kosovë ne cilësinë e këshilltarit në ministrin e mbrojtjes. Gjenerali Wesley Clrak ishte ai i cili i pari e shtypi butonin e kuq për ta sulmuar Serbinë armikun, pushtuesin serb i cili bëri gjenocid shekullor mbi shqiptarë e pambrojtur të Kosovës.

Për rrafsh 78 ditë e natë Wesley Clark ishte tmerri dhe ferri për ushtrinë serbe dhe paramilitarët që e ndihmonin në masakrat ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Dhe për kaq ditë e net, pra për 78 dite e natë, Wesley Clark e ndoqi ushtrinë Serbe nga Kosova.

Ai është hero i Kosovës, do te jetë përjetësisht në zemrat e shqiptarëve.

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ne cilësinë e komandantit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës dhe kryeministri  Albin Kurti vendosën se Wesley Clark mund të ndihmojë Kosovën edhe në paçe vendosën ta kthejnë Clark-un në Kosovë ne cilësinë e këshilltarit ne Ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Përvoja, strategjia ushtarake dhe mençuria e një ushtaraku karriere është mirëpritur për ushtrinë e Kosovës e cila është ne formim dhe zhvillim e sipër. Do te jetë ky një kontrubut i madh i Wesly Clark që do ti jep Kosovës edhe në paçe.

Pra, sot erdh ne Kosovë Wesley Clark. Për këtë po tmerrohen serbët e Kosovës, por më shumë edhe vetë Serbia, sepse ata e dinë fortë mirë se kush është Wesley Clark.

Dhe për në fund një thirrje mitike mikpritëse për mikun tonë të madh Wesley Clark:

ËELCOME IN KOSOVO GENERAL WESLEY CLARK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat