Përçarje brenda “Listës Guxo”? Reagon Faton Peci

Aktuale

Përçarje brenda “Listës Guxo”? Reagon Faton Peci

Nga: N. H Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:07
Faton Peci dhe Vjosa Osmani

U raportua zyrtarët e Listës Guxo në Ferizaj nuk janë duke u pajtuar sa i përket garës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ministri Faton Peci, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për unifikim të subjektit të tij.

“Ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Vullneti i bashkëudhëtarëve të Listës Guxo nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Lista Guxo është nismëtare e guximshme e ndryshimit. Si e tillë, duke kandiduar për herë të parë si listë ( në koalicion me VV-në), në frymën e një figure të jashtëzakonshme të konsistencës për drejtësi qytetare, mori mbështetje të pazakontë por jo të papritur marrë parasysh idealet për të cilat qëndron.

Kjo Listë, përfaqëson shkëputjen nga mendësia e pushtetit dhe ngarendjen për pozitë me cdo kusht. Dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk do të bie kurrë nën ndikimin e cilësdo tentativë për ta shfrytëzuar këtë guxim, e këtë ideal, për faktorizime vetanake apo mbështetje të lëvizjeve që nuk mbështeten në frymën e ndryshimit që u kërkua, dhe konfirmua më 14 shkurt.

Me këtë rast, ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat