​Mehaj takohet me homologun hungarez

Aktuale

​Mehaj takohet me homologun hungarez

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:31
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar sot me homologun e tij hungarez Tibor Benko.

Ai ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Hungarisë si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Mehaj gjithashtu shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Nga ana e tij, ministri Benko ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat