Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Broboniq të Mitrovicës, është varrosur sot Fazli Veseli, babai i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai vdiq pikërisht në ditëlindjen e 94 të tij.
Në emër të familjarëve foli Ismet Veseli, djali i madh i të ndjerit Fazli Veseli, i cili ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pa dallim.
Ai pavarësisht mungesës së vëllait të tij, ka falënderuar edhe përfaqësuesit e EULEX-it, për të cilët tha se i mundësuan ta shoh babanë sa ishte gjallë.
"Nuk është lehtë, por i falënderojmë edhe ata sepse kanë gjetur mirëkuptim sa ka qenë gjallë e ka pa. Tash nuk po bëhem i ligë. I kanë procedurat e veta unë s’po dua me u përzi", theksoi Veseli.
Ndryshe, në maj të këtij viti, Kadri Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga për ta vizituar babanë e tij që ndodhej në spitalin “Dr Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.