Pas vaksinimit, ministri Vitia: Kosova nuk do të marrë vaksina ruse dhe kineze

Aktuale

Pas vaksinimit, ministri Vitia: Kosova nuk do të marrë vaksina ruse dhe kineze

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:24
Arben Vitia

(E plotësuar 11:42) - Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pasi ka marrë dozën e parë të vaksinën anti-Covid ka mbajtur konferencë për medie me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19.

Sipas tij, procesi i vaksinimit në gjithë vendin nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar kur e ka marrë mandatin nuk ka pasur asnjë vaksinë të siguruar në stok.

“Më 15 qershor ka filluar procesi i vaksinimit masë të qytetarëve. Nuk ka qenë e lehtë të vijmë në këtë pikë sepse e morën mandatin në kohën kur Kosova nuk e kishte asnjë vaksinë në stoqet e saj”.

“Tre muaj pas kemi bërë kapërcim të madh dhe sot jemi këtu për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me këto vaksina. Kemi siguruar mbi 2 milionë vaksina dhe kemi një stok që mundëson vaksinimin e mirëfilltë”.

“Kemi hapur procesin e vaksinimit masiv edhe për qytetarët e moshës mbi 40 vjeç ku bëjë pjesë edhe unë. Shumë shpejt do ta ulim edhe më shumë moshën”.

Poashtu Vitia ka thënë se akoma nuk jemi në pozitën të sillemi sikur virusi ka kaluar dhe vaksinimi është e vetmja rrugë për ta fituar këtë betejë.

“Nuk jemi në pozitën sikur nuk ka virus dhe sikur nuk duam të vaksinohemi. Vaksinimi është rruga e vetme për t’ia dalë betejës me Covid-19. Është mënyra e vetëm për të siguruar lëvizjen e qytetarëve edhe në vendet tjera”.

“Ministria e Shëndetësisë e bën për të satën herë se Kosova është nga vendet e rralla që nuk ka pranuar vaksina të paaprovuar nga dy agjencitë më të mëdha botërore”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim duke siguruar qytetarët se vaksinat janë të aprovuar nga dy agjencitë më të mëdha të mjekësisë në botë.

“Nuk do të marrim vaksina as nga Rusia e as nga Kina. Ju bëjë thirrje që mos të hezitoni të vaksinoheni”.

Pas vaksinimit, ministri Vitia: Kosova nuk do të marrë vaksina ruse dhe kineze

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova nuk do të marrë vaksina të që janë të prodhuara në Rusi dhe në Kinë.

Ai në një konferencë për media pasi e mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka deklaruar se ky fakt nuk ka të bëjë fare me politikën por me sigurinë e vaksinave.

Vaksinohet ministri Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Vitia u vaksinua në qendrën më të madhe të vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pasi e mori vaksinën ai iu drejtua infermieres duke e falënderuar dhe i tha se e kishte dorën e lehtë.

Ministri do të qëndrojë brenda sallës për 15 minuta për t’iu monitoruar gjendja pas vaksinimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat