Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se tendenca e Qeverisë Kurti për shkarkim të bordit të RTK-së është logjikë me nuanca të diktaturës.
“Kur të preken mediumet publike me këtë logjikë si ju sot, preket demokracia në vend. Është dashur të merren me individë të caktuar, p.sh me ndonjë anëtar të bordit që ka ndikuar në tender, por jo të linçohen njerëzit që kanë punuar gjithë jetën për fjalën e lirë e të përfshirën të gjithë në një pako, e t’u thuhet se janë pa integritet, hajna, etj.”.
“Kjo është tëndencë për kapjen dhe përdorimin e RTK-së për t’i shërbyer një partie politike ose një individi, siç është logjika e kryeministrit Kurti”.
“Është komuniste deklarata e një eksponenti politik kur thotë që ‘kur vijmë në pushtet, ju mediat e pushtetit do t’ju ngrehim zhag e t’ju qesim nga aty’. Sot po i ndërroni veprimet, spo i ngrehni zhag, por i shkarkoni në mënyrë kolektive dhe po i shkarkoni me mekanizmin e votës në Kuvendin e Kosovës”.
“Kjo tregon logjikën se si shkarkohen njerëzit, por problemi është linçimi moral. Është i papranueshëm dhe kjo duhet e ndalohet”, tha Zemaj.