Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Kryesuesen e OSBE-së, njëherësh Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Pas takimit me presidenten, Ann Linde dhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Asa Regner, pritet të mbajnë konferencë për medie në orën 13:40.
Ministrja e Jashmte e Suedisë do të pritet në takim edhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Linde dhe Regner do ta takohen edhe me stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe do të vizitojnë projektet në terren.