Sot, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Pas këtij vendimi ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell “Bota sot”.
Ai tregoi edhe hapin e dytë të cilin duhet ta marrë qeveria për bordin e shkarkuar të RTK-së.
“Si hap i dytë, një kat i Dubravës do të duhej të rezervohej për keqpërdoruesit që e shkatërruan këtë medium dhe plaçkitën taksat tona”, shkroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shkarkimi i bordit të RTK-së do të duhej të ishte veç hapi i parë.
Si hap i dytë, një kat i Dubravës do të duhej të rezervohej për keqpërdoruesit që e shkatërruan këtë medium dhe plaçkitën taksat tona.