Konjufca takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Konjufca takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:25
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj.Gresa Caka – Nimani.

Në takim u bisedua, ndër të tjera, për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale.

Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, e përgëzoi znj.Caka – Nimani për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë.

Duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit.​

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat