Dy persona humbin jetën si pasojë e Covid-19, ja sa të tjerë u infektuan

Aktuale

Dy persona humbin jetën si pasojë e Covid-19, ja sa të tjerë u infektuan

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:13
Ilustrim

Dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja, e cila ka publikuar rastet e fundit.

Sipas njoftimin gjatë kësaj kohe janë dalë pozitiv edhe 8 qytetarë.

Derisa janë shëruar shtatë të tjerë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

08 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 151.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat