Xhelal Sveçla vaksinohet me Astra Zeneca

Aktuale

Xhelal Sveçla vaksinohet me Astra Zeneca

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:50
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është vaksinuar sot me dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca.

Pak më parë ai është parë në hapësirat e Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, teksa gjatë ditës përmes një postimi në “Facebook”, ai ka konfirmuar se do të marrë vaksinën Astra Zeneca.

Sot gjatë ditës me po të njëjtën vaksinë është vaksinuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Teksa dje dozën e parë të kësaj vaksine e mori edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat