Shtëpia e Bardhë ka kërkuar edhe njëherë me ngulm zbardhjen e vëllezërve Bytyqi nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit gjatë vitit 1999.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nëpërmjet një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të investigojnë dhe sjellin drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Ai ka thënë se SHBA-të nuk do të pushojnë asnjëherë së bëri thirrje për zgjidhjen e këtij rasti.
“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë së bëri thirrje për një zgjidhje të këtij rasti”, ka shkruar Price.