A po shkapërderdhet PDK-ja? Pas Qemajl Mustafës, paralajmërohen dorëheqje të tjera në PDK?

Aktuale

A po shkapërderdhet PDK-ja? Pas Qemajl Mustafës, paralajmërohen dorëheqje të tjera në PDK?

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:59
Qemajl Mustafa

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë, Qemajl Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti disa ditë më parë.

Mustafa ka thënë se dorëheqja e tij erdhi si shenjë respekti ndaj strukturës e sidomos ndaj anëtarësisë së PDK-së në Gjilan.

”U pa që unë nuk isha profili që mundet me e ndreqë atë degë. Qendra ishte shume e pakujdesshme ndaj nesh dhe unë e lirova hapësirën për gjeneratën e mesme që është e mirë nëse duan me u bashku. Hoqa dorë edhe për hir të respektit ndaj fitoreve tona të mira në të kaluarën. Unë thjesht shkova për t’ju ndihmuar dhe ta rikthejë atë degë por në ndërkohë u pa që as nuk ka interesim qendra e as dega për ta rregulluar punën me Gjilanin dhe me Anamoravën. Besoj shumë në gjeneratën e mesme dhe në rininë e Gjilanit e të PDK-së. Ata e rregullojnë trendin në Gjilan patjetër”, kishte deklaruar Mustafa.

E pas dorëheqjes së Mustafës nga PDK-ja, po paralajmërohen edhe dorëheqje të tjera.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se dorëheqja e Mustafës është fillimi i shkapërderdhjes së PDK-së.

Ai shton se, pritet që në ditët në vijim të jap dorëheqje edhe Lirak Çelaj.

“Largimi i Qemajl Mustafës nga PDK është fillimi i shkapërderdhjes së kësaj partie. Këtë gjë e kemi thënë para disa ditësh. Ditëve në vijim me gjasë edhe Lirak Çelaj do të largohet, dhe të tjerët pas tij..!!!”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat