Demush Shaha nga Instituti Epik ka thënë se shkarkimi i Bordit të RTK-së është i vonuar, kjo pasi ka 7 vite që në raportin e progresit gjendja e këtij medium është e tmershmme.
“Për të kuptuar se sa i vonuar ka qenë shkarkimi i Bordit të RTK-së është shpërblyese të shikosh se çfarë ka thënë Raporti i Progresit i BE-së për RTK-në për sëpaku 7 vite të fundit. Ri-vizitimi i këtyre gjetjeve për RTK-në ekspozon bukur jo-sinqeritetin e atyre që thonë se është një vendim i pabazuar dhe i ngutshëm”.
“Raporti i Progresit 2014: “Bordi i RTK-së është kompletuar, por preferencat politike kanë qenë kriter kryesor në zgjedhjen e tyre.”
Raporti i Progresit 2015: “Kuvendi ka emëruar katër nga pesë anëtarë të bordit të RTK-së, përkundër kritikave që nuk i kanë plotësuar kriteret profesionale...Janë organizuar protestat nga sindikata e RTK-së kundër keq menaxhimit, nepotizmit dhe korrupsionit.”
Raporti i Progresit 2016: “Bordi i RTK-së është i kompletuar, por performansa e bordit të RTK-së duhet të përmirësohet, siç është cekur në raportin e auditimit të performancës së përpiluar nga ZKA, sipas kërkesës së Kuvendit...Ka shpërthyer një bombë para selisë së RTK-së dhe shtëpisë së Drejtori të Përgjithshëm të RTK-së.”
Raporti i Progresit 2018: “Bordi i RTK-së është i kompletuar, por performansa e tij duhet të përmirësohet. Numri i punëtorëve vazhdon të rritet, përkundër kritikave të sindikatës për rekrutimet jo-transparente.”
Raporti i Progresit 2020: “RTK mbetet e ndikuar nga ndërhyrjet politike. Në dy raste, sinjalizuesit kanë denoncuar publikisht ndërhyrjet politike brenda RTK-së. Çështjet e tilla duhet të adresohen, përfshirë: rekrutimet e pabazuara në meritë, shpërblimet jo-transparente financiare, paqëndrueshmëria e programeve të minoriteteve dhe prezenca e dobët online.”
Shkarkimit të sotëm të gjithë duhet të gëzohemi, ndërsa të gjithë po ashtu duhet të sigurohemi tani se mazhoranca e re do jetësoj standardet e premtuara për një transmetues publik në shërbim të interesit publik, e jo klaneve në pushtet.” – shkruan Shasha në Facebook