Profesori dhe analisti politik, Enver Bytyçi, e ka kritikuar zyrtarin e LDK-së, Bajram Gecajn.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi thotë se Gecaj e mbrojti Petkoviçin dhe e sulmoj ministrin Besnik Bislimin.
“Ndodh edhe kjo!
Nuk prisja qe Bajram Gecaj për inate politike te sulmoje zotin Bislimi e te marre ne mbrojtje Petkoviçin!”, shkruan Bytyçi në Facebook.
Ndërsa, Gecaj më herët përmes një postimi në Facebook, e kishte një sugjerim për Bislimin.
“‘S’dua të të dëgjoj”, i paska thënë Bislimi Petkoviqit në Bruksel. Unë i kisha sugjeruar që herën tjetër me ja futë një shpullë”, ka shkruarn Bajram Gecaj në Facebook.