Haxhi Avdyli tregon komunat që “Lista Guxo” ka potencial të garoj e vetme

Aktuale

Haxhi Avdyli tregon komunat që “Lista Guxo” ka potencial të garoj e vetme

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:07
Haxhi Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për zgjedhjet lokale që do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

Avdyli tha se Lista Guxo ka potencial për të paraqitur kandidatë për disa komuna të Kosovës, por që thotë këto do të arrihen me një marrëveshje me VV-në.

“Istogun, Deçanin dhe Malishevën, të cilat kemi potencial për të paraqitur kandidat për kryetar. Mitrovica, Ferizaji dhe Prizreni, por të gjitha këto janë pjesë e një marrëveshje që do të arrihen bashkërisht”, tha Avdyli.

Ai shtoi se në zgjedhjet lokale si partner të vetëm e shohin VV-në.

“Ne e shohim si partner të vetëm VV-në në këto zgjedhje lokale. Koalicioni do të vazhdohet edhe në nivel lokal”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat