Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke folur për bashkimin e qytetit të Ferizajt si për bashkimin e Mitrovicës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata duken sikur duan që me nënkalimin e Ferizajt të mbulojnë gjithë përgjegjësinë për Mitrovicën.
“Thua se te ai nënkalim në Ferizaj dikur ishte mbajtur protesta e mjekëve ku Thaçi e Veseli premtonin shqiptarët se shumë shpejtë do të ktheheshin”.
“Në Bruksel ndanin qytete në vija etnike në Kosovë bashkojnë qytete me nënkalime dhe na i shesin si historike. Thua se jemi në vitin 0. Ashtu po na flasin”, ka thënë Manxhuka.