​Murati në mbledhjen ministrore të Ballkanit Perëndimor shpalosur pakon e ringjalljes ekonomike

Aktuale

​Murati në mbledhjen ministrore të Ballkanit Perëndimor shpalosur pakon e ringjalljes ekonomike

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transefereve, Hekuran Murati ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në mbledhjen ministrore për punësim dhe çështje shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të MFPT-së, në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, temë me rëndësi të lartë për Qeverinë e Kosovës.

“Si Qeveria e shtetit më të ri në Evropë, mirëpo edhe shtetit me popullsinë më të re, integrimi i qëndrueshëm i të rinjve në tregun e punës është prioritet kryesorë në agjendën tonë të zhvillimit”, u shpreh ministri Murati në fjalimin e tij gjatë mbledhjes ministrore.

Ai po ashtu ndau planin e tij me të pranishmit duke iu referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin e të rinjve.

Në këtë mbledhje, ministrat përgjegjës për punësim dhe çështje shoqërore u takuan për të diskutuar hapa konkret për ndërtimin e tregjeve të qëndrueshme të punës për të rinjtë. Gjatë këtij takimi u theksua se ky qëllim mund të arrihet vetëm me krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe zhvillimin e aftësive të reja, me theks të veçantë për të rinjtë të cilët duhet të stimulohen të zhvillojnë potencialin e tyre.

Ministria e Financave, Punës dhe Transefereve së fundmi ka shpalosur Pakon e Ringjalljes Ekonomike ku së paku tri masa kontribuojnë në mënyrë direkte në punësimin e të rinjve. Skema e punësimit të garantuar për të rinj, skema e granteve për zanatet dhe trajnimi dhe punësimi në TI, janë masat përmes të cilave do të investohet në këtë drejtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat