Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është vaksinuar kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se u imunizua me AstraZeneca.
“Të dashur qytetarë, sapo u vaksinova me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Për të gjithë ju që keni dyshime e hezitime, ju them se vaksinat janë të sigurta dhe ju lus që të paraqiteni sa më parë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Shëndet”, shkroi Aliu.
