Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një reagimi ka cilësuar se shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së, është i nxituar dhe i njëanshëm.
Ata thonë se këto shkarkimi dëmtojnë institucionet publike.
“Derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, ashtu siç emërimet duhet të bazohen në meritë. Shkarkimet e nxituara të njëanshme dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke i lënë interesat e Kosovës të parët dhe politikën partiake” thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Mirëpo, kundër Ambasadës Amerikanë ka dalë analisti politik Rron Gjinovci.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, jo vetëm Ambasada, por edhe Këshilli i Sigurimit dhe NATO me u çu kundër, Bordin e RTK-së ish dashtë me shkarku.
Madje Gjinovci thotë se Ambasada u dashtë me reagu para se me u kriminalizu çdo institucion.
“Jo Ambasada, po Këshilli i Sigurimit e NATO-ja të ishin çu kundër, prap bordin e RTK-së ish dashtë me shkarku. Gjith me shkarku, patjetër me shkarku.
Tung e ka Ambasada ?
U dasht me reagu para se me u kriminalizu çdo institucion, e jo tash kur po ndëshkohen keqbërësit”, shkruan Gjinovci.