Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur dje është shkarkuar Bordi i RTK-së i cili përbëhej nga tetë anëtarë gjithsej.
Emrat e anëtarëve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.
Shkarkimin e Bordit të RTK-së e kanë përshëndetur pothuajse të gjithë në Kosoovë, përveç opozitës.
Madje kishte edhe nga opozita që e vlerësuan shkarkimin e tyre.
E për këtë ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.
Ai shkruan në facebook se, me shkarkimin e Bordit ka filluar pastrimi i RTK-së nga mafia dhe SHIK-ut.
“Qenka krasit pak RTK-ja dega e SHIK+PDK-LDK-AAK.
Paska fillu pastrimi i RTK nga Mafia, nga SHIK-u, nga lidhja komuniste e Jugosllavisë dhe nga dashnoret, mbesat, nipat, tezet e Komandantave, tani kush na tregon përralla të fëmijëve se si kinse Hashim Thaçi i ka ra 6 herë allti fotos së marshall Titos, ose tregimi i Baton Stanishiçit se si kanë kërcyer pa parashutë nga aeroplani i Francezve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli!”, shkruan Miftari në facebook.
Miftari e ka komentuar edhe një deklaratë të Bekim Haxhiut i njohur si Kamishi, i cili ka thënë se tash pas shkarkimit çfarë do të iu thonë fëmijëe të vet ata.
“Shumë lehtë ësht kjo o Kamish, veç le të ju thonë fëmijëve të vet të vërtetën se baballarët e tyre që 21 vite i kanë shërbye mafias, PDK, SHIK-ut, LDK, AAK, Prontos, Listës Serbe, Serbisë, hajnav ndërkombëtar, Famir Limes... le të ju thonë kështu se nuk i rrejnë asgjë, ju thonë vetëm të vërtetën!”, ka shkruar tutje ai.