Pozhari paralajmëron Kurtin: Bëji këto dy gjëra, ose nuk ka më kush që i ndal njerëzit me jetu në Kosovë

Aktuale

Pozhari paralajmëron Kurtin: Bëji këto dy gjëra, ose nuk ka më kush që i ndal njerëzit me jetu në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:05
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që të ndërmerr dy gjëra elementare, në mënyrë që Kosova të ngjajë në shtet.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, që të mos vjedh dhe të krijojë parakushte në drejtësi, që ata të cilët kanë vjedhur, të dërgohen në burg, përcjell Bota sot.

Në në kundërtën, sipas tij, njerëzit do të ikin nga Kosova.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Nga Qeveria Kurti për fillim pres dy gjëra elementare që të ngjajmë në shtet:

1. Mos me vjedh;

2. Ata që kanë vjedh me kriju parakushte në drejtësi që të futen në birucë.

Ligji të vlejë njëjtë si për të dobëtit, po ashtu edhe për të fortin. Tjerat vijnë vetvetiu.

Në të kundërtën, nuk ka kush më që njerëzit i ndal me jetu në këtë shtet që për dikë ishte 'nënë' e për dikë 'njerkë'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat