Përforcohet Lëvizja Vetëvendosje, vjen një aderim i ri nga LDK-ja

Aktuale

Përforcohet Lëvizja Vetëvendosje, vjen një aderim i ri nga LDK-ja

Nga: A.M Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:07
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku ka njoftuar se Nuredin Lutfiu, Këshilltari Komunal i Komunës së Vitisë nga radhë e LDK-së ka aderuar në LVV.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook i uroi mirë se ardhje Lutfiut, i cili nga sot është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, së bashku me Alban S. Hyseni, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Arsim Ademi dhe grupin e asamblesitëve të Lëvizjes Vetëvendosje! I uruam mirë se ardhje, Këshilltarit Komunal të Komunës së Vitisë nga radhë e LDK-së”, deklaroi deputeti Isaku, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot, së bashku me Alban S. Hyseni, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Arsim Ademi dhe grupin e asamblesitëve të Lëvizjes Vetëvendosje! I uruam mirë se ardhje, Këshilltarit Komunal të Komunës së Vitisë nga radhë e LDK-së

Dr. Nuredin Lutfiu, i cili është ligjërues në UBT.

Nga sot e tutje Dr. Nuredin Lutfiu është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat