BKS inicion padi ndaj RTK Live

Aktuale

BKS inicion padi ndaj RTK Live

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:44
Sami Mazreku

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka paditur portalin RTK Live në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

BKS që përfaqësohet nga drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku, ka  ushtruar padi ndaj kryeredaktorit të portalit të RTK-së, Altin Ahmeti, për shpifje dhe fyerje, përcjell Bota sot.

Fillimisht BKS ka dërguar ankesë në  Komisionin e Pavarur të Mediave kundër shkrimeve të publikuara nga RTK në portalin RTK Live të datës 24.03.2021, 31,03,2021, 24.06.2021 dhe 05.07.2021.

Sipas padisë, thuhet se të paditurit, në periudha të ndryshme kohore e në vazhdimësi kanë publikuar lajme të ndryshme me përmbajtje të fyerjes, denigrimit dhe shpifjes lidhur me aktivitetin e subjektit Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe përfaqësuesit ligjor të subjektit në cilësinë e paditësit, në atë mënyrë që përmes publikimit të lajmeve me përmbajtje të pavërtetë e tendencioze, duke keqpërdorur mediumin publik RTK Live, me qëllim të keq kanë përhapur informacione të pasakta, duke tentuar shantazhimin në format më të ulëta për të arritur të qëllimet e tyre të panjohura për paditësit dhe për të përmbushur qëllimet e ngushta apo të përafërta të tyre.

BKS për gjitha këto kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 100 mijë euro.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat