Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci ka folur në lidhje me të arrestuarit për shkak të manipulimeve të tyre me subenvcionet.
Ai tha se shkalla e parë e manipulimit me këto gjëra bëhet nga zyrtarët komunal.
“Shkalla e parë e manipulimit fillon në nivel të komunave.
Disa zyrtarë komunal janë të involvuar fillimisht në të, ata i gjejnë parcelat që janë të papunuara edhe për faktin se njerëzit mund të fitojnë një grant edhe duke mos e pasur atë pjesë në emër të tyre. Ne kemi pasur bashkëpunim me organet e rendit dhe ju kemi ofruar dokumentet që kemi menduar që kanë një diksrepancë të madhe“, tha Peci.