Pakënaqësitë brenda Listës “Guxo” të krijuar nga Vjosa Osmani nuk kanë të ndalur.
Burim Bajraktari, që është zyrtar i kësaj force politike në Ferizaj ka shprehur mllefin e tij me udhëheqësinë e kësaj iniciative.
Ai ka publikuar një fotografi me koordinatorin e “Guxo” në Ferizaj, Balton Dërguti, teksa ka thënë se ata janë mësuar të tradhtohen, por që ata do t’i qëndrojnë deri në fund fjalës së dhënë në fillim.
Tutje, Bajraktari ka thënë se ata “do të jenë zëri i qytetarëve të Ferizajt”, duke aluduar kështu se nuk do të heqin dorë që në këtë komunë të garojnë të vetëm.
Postimi i plotë i Bajraktarit: