Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, përveç tjerash foli edhe për rolin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo tha se është anëtare e PDK-së dhe do t’i qëndrojë besnike kësaj partie, por nuk është në kryesi.
Ndërsa, theksoi së në momentin kur nuk po udhëheq PDK-ja, Kosova “po stagnon”.
Hoxha nuk e komentoi gjatë punën e Qeverisë Kurti, por tha se “dita e mirë shihet në mëngjes”.