Familja Salihu nga lagjja “Evlia Qelebia” në Mitrovicë ka hapur dyert për ngushëllime për vrasjen e djalit të tyre, D. S., 49 vjeçar, i cili mbet i vdekur pas plagosjes me armë zjarri në mesnatë.
Familjarët nuk deshën të flasin para kamerës për shkak të ndjeshmërisë së rastit por prapa saj thanë se nuk i dinë arsyet që quan deri tek ky akt.
I ndjeri D.S. ishte bashkë me vëllanë e tij, J.S. në vendin e ngjarjes, i cili është plagosur dhe është duke marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Familjarët konfirmuan se plagosjes i parapriu një rrahje që kishin pas mes vete të bijtë e vëllait të viktimës, J.S.