Përçahet “Lista Guxo” në Ferizaj, Hysnije Mustafa-Shamolli del kundër qëndrimit të Balton Dërgutit

Aktuale

Përçahet “Lista Guxo” në Ferizaj, Hysnije Mustafa-Shamolli del kundër qëndrimit të Balton Dërgutit

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:57
“Lista Guxo”

Pas përplasjeve të fundit në degën e “Listës Guxo” me një qëndrim personal ka dal njëra ndër gjashtë asambleistës e “Listës Guxo” në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnije Mustafa-Shamolli.

Në një postim të gjatë në Facebook, Shamolli shprehet se do të qëndroj aty ku ishte me 14 shkurt dhe do të respektoj vetëm vendimet e kryetares Vjosa Osmani.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj në Facebook:

Image
Hysnije Mustafa-Shamolli

Dy tre sqarime rreth qëndrimeve të mija politike, para se ti besoni ato që po fliten në emrin tim.

- Nuk lejoj asnjë individ të flasë në emrin tim sepse:

- Nuk kam hy në politikë që të ndjek dëshirat egoiste të individëve, anipse i kam përkrahur

- Nuk pranoj të ndjek "liderët" e vetëshpallur, aq më pak kur as me pergaditje shkollore, as profesionale e as morale nuk e mundin dot bagazhin tim

- Nuk kam hy në politikë që të braktis liderin e vërtetë pa asnjë arsye. Përderisa nuk kam kerkuar pozita qeveritare me ngulm, i bie që nuk kam pse hidherohem që nuk jam në kolltuk dhe nuk kam shofer personal që paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës

- Në zgjedhjet e tetorit nuk do ta shes dinjitetin tim për çfarëdo lloj pozite dhe as për zarfat me para

- Në zgjedhjet e shkurtit nuk ju bashkova listës së Vjosa Osmanit për të përfituar si individ dhe as për të zgjedhur vet se si do të garojmë pastaj në zgjedhjet e tetorit

- Një subjekt i mirëfilltë politik zhvillon debate e diskutime cilësore dhe në fund merr vendimet e përkrahura nga shumica dhe një politikan i mirë nuk provon ta përqajë të gjithë grupin vetēm sepse nuk i plotesohen dëshirat.

- Nuk i jam bashkuar Listës Guxo për të guxuar si e pamend e as për të vepruar sipas egos sime. I jam bashkuar sepse në krye ishin dy zonjat më të zgjuara e më të fuqishme të Republikës nga të cilat nuk prisja të pasurohesha materialisht, por i gëzohesha faktit që të dyja do të punojnë për njē Kosovë më të mirë ku do të rriten fēmijët tanë

- Dhe sot deklaroj që unë do të qëndroj aty ku qëndrova në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se si do të kandidoj në zgjedhjet e tetorit pranoj të vendosi shumica e Listes Guxo bashkë me lideren e vërtetë

- Lista Guxo nuk mund të privatizohet nga asnjë individ, i cili mund ta ndjejë veten lider si Vjosa e 300 mijë votuesve

- Në çfarëdo koalicioni qē do të futet subjekti im politik me perkrahjen e shumicës, do ta përkrah edhe nëse vota ime eshte me mendimin e pakicës, sepse në demokraci shumica vendos dhe e respektoj këtë rregull

- Do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve të Ferizajt edhe pas zgjedhjeve të tetorit, sepse dua që secili nga ne të jetë qytetar i përgjegjshëm dhe mundohem të promovoj një gjë të tillë

- Për gazetarët që më kanë shkruar e telefonuar gjatë kësaj jave jam falenderuese që keni qenë të kuptueshēm dhe të durueshēm kur ju kam thënë që nuk më takon mua të flas në këtë fazë.

- Fotografia ime me ministren Donika Gërvalla-Schwarz është keqpërdorur nga individë të caktuar për qëllime të tyre krejt personale nëpër artikuj të portaleve ku shkruhet për ndarjet politike pjesë e të cilave nuk jam dhe nuk do të jem asnjëherë

- Suksese secilit kadidat e subjekt politik në zgjedhjet e tetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat